TEPELENE- Rreth 40 persona, të lidhur me zinxhirë janë shtrirë në mes të rrugës në aksin Levan-Tepelenë duke mos lejuar kështu lëvizjen e automjeteve. Shkak i kësaj proteste nga banorët e fshatit Kutë është bërë në shenjë kundërtie për ndërtimin e digës në Poçem.
Mësohet se për rreth 20 minuta banorët kanë bllokuar trafikun, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës dhe largimin e tyre nga rruga.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën pranë kthesës së Poçemit dhe me pankarta në duar me mbishkrime ‘JO digës në Poçem”, “Kuta është e jona”, pasi nuk duan që kjo vepër të ndërtohet. Pas negociatave me forcat e rendit, banorët janë larguar nga rruga.
(ed.me/BalkanWeb)