TIRANE- Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me qëndrimin e partisë së tij sa i takon kundërshtimit të propozimit të Bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Vasili pohoi se kjo është opozita që duan shqiptarët dhe jo ajo që qan me lotë krokodili.

MESAZHI I VASILIT
Këshilltarët bashkiakë ta LSI-së në Tiranë kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit dhe rreshtohen në krah të njerëzve të thjeshtë. Kjo opozitë na duhet, jo ajo që qan me lotë krokodili për të varfërit dhe në fakt majm oligarkët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: