TIRANE– Ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e qeverisë Edi Rama i kemi parë të debatojnë ashpër gjatë seancave plenare, jo vetëm në legjislaturën që po mbyllet, por edhe më parë. Por ndonëse për 3 muaj opozita nuk ka qenë e pranishme në Kuvend, për shkak të bojkotit dhe protestës, komunikimi mes tyre duket se nuk ka munguar.

Madje nuk ka qenë një komunikim i ashpër me debate e replika, por “miqësor” dhe këshillues. Të paktën kështu ka qenë nga ana e ish-kryeministrit Berisha, siç e thotë vetë ai në studion e “News 24” në emisionin “Studio e Hapur”.

Berisha ka rrëfyer se gjatë kësaj periudhe, por edhe pas arritjes së marrëveshjes ka shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Rama duke iu referuar edhe situatës politike në vend.

I kam thënë se duhet të ndryshojë qëndrim, i kam shkruar për ecurinë e situatës politike, por edhe mesazhe të tjera.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb