Nga sezoni tjetër kupat e Europës do të kenë një ndarje tjetër, ku të favorizuara do jenë ato vende që ekipet e tyre kanë shkruar historinë në futboll. Por sot, Uefa ka publikuar klasifikimin e përmuajshëm që bazohet në numrin e klubeve të kualifikuara në kupat e Europës (mesatarja e pesë sezoneve të fundit), si dhe të klubeve të çdo vendi të angazhuara në skenën europiane.

Pas përmbysjes historike të Barças përballë PSG (fitore 6-1), klasifikimi sheh gjithnjë në krye Spanjën (100.856 pikë), që e ka thelluar distancën nga Gjermania (78.355), Anglia (73.534) dhe Italia (70.998).

Klasifikimi i UEFA-s para ndeshjeve të kthimit për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve dhe të Europa League është:
1. Spanja 100.856 pikë
2. Gjermania 78.355
3. Anglia 73.534
4. Italia 70.998
5. Franca 54.332
6. Rusia 50.532
7. Portugalia 49.332
8. Ukraina 42.633
9. Belgjika 40.800
10. Turqia 38.200

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb