Kur ministrat e mbrojtjes nga vendet e BE-së u mblodhën këtë javë në Bruksel, të gjithë i kishin sytë te Sylvie Goulard, e cila u emërua ministre e mbrojtjes në Francë para 24 orëve. Por, ky takim kishte një të veçantë tjetër: nga gjashtë pjesëmarrësit në takim, pesë prej tyre ishin të gjinisë femërore. Përveç francezes Goulard, Ursula von der Leyen nga Gjermania, holandezja Jeanine Hennis-Plasschaert, Roberta Pinotti nga Italia dhe Maria Dolores nga Spanja ishin ministret që morën pjesë në këtë takim që u kryesua nga Përfaqësuesja e BE-së për Sigurinë, Federica Mogherini.
Gazeta “The Guardian” vlerëson se tashmë gratë kanë thyer barrierat gjinore, së paku brenda BE-së. Mbetet që SHBA të zgjedhë një sekretare të Mbrojtjes në mënyrë që të konfirmohet dominimi i grave në ministritë kryesore të mbrojtjes në botë.
Indira Gandhi u bë ministrja e parë e mbrojtjes e nivelit të lartë më 1975 në Indi. Ministrja e parë e mbrojtjes në Europë ishte Elisabeth Rehn në Finlandë më 1990.
-Jeanine Hennis-Plasschaert nga Holanda
-Ursula von der Leyen nga Gjermania
-Maria Dolores nga Spanja
(i.ç/BalkanWeb)