Johnny Depp ka shkaktuar “tërmet” në SHBA pasi me shaka sugjeroi se ai e mbështet vrasjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Nga qyteti i Glastonbury në Angli, Depp iu drejtua fansave në një festival të përvitshëm muzikor. “Kur ishte hera e fundit që një aktor vrau një president?” pyeti aktori ndërkohë që fansat rreth tij brohorisnin për të.

“Dua ta sqaroj, nuk jam aktor. Unë gënjej për të fituar jetesën. Sidoqoftë, ka kaluar kohë… dhe ndoshta ka ardhur momenti,” vijoi më tej Depp.

Me këtë fjali duket se ai i referohej vrasjes së 1865 të presidentit amerikan Abraham Lincoln nga aktori John Wilkes-Booth.

I vetëdijshëm se komenti i tij do të bënte xhiron në media, Depp shtoi se ai nuk po nënkuptonte asgjë. Megjithatë kjo frazë e tij është bërë objekt diskutimesh në SHBA dhe me siguri Trump nuk do ta pëlqejë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb