PRISHTINE- Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit.

Ai ka thënë se marrëveshja e demarkacionit është marrëveshje e kapitullimit.

“Kur nuk ke kufi, s’ke territor, e kur ski territor ski shtet, e kur ski shtet nuk je qytetar e kur nuk je qytetar, je refugjat. Kjo marrëveshje e Thaçit dhe Hysenit me homologet e tyre malazez është marrëveshje e kapitullit”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar më pas se Kuvendi ftohet ta bëjë jo legjitimimin e këtij akti të tradhtisë dhe krimit.

“Konferenca e djeshme e ka vërtetuar se qytetarët që kanë nënshkruar peticionin, ekspertët dhe opozita kanë pasur të drejtë për këtë kundërshtim”, tha Kurti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: