Kompania e njohur turke në Shqipëri, “Kurum”, kërkon shpalljen e falimentimit në Gjykatën e Tiranës. Më 26 shkurt përfaqësuesi ligjor i kompanisë turke, “Kurum International” sh.a, kanë paraqitur padinë për të deklaruar kompaninë të falimentuar. Sipas padisë, thuhet se me falimentimin, kërkohet riorganizimi i shoqërisë “Kurum International”, caktimin e administratorit të përkohshëm të falimentimit dhe marrjen e vendimit për vetadministrim nga debitorët. Kjo padi, mësohet se është bërë për shkak të mos shlyerjes së kredive miliona euro që kompania ka marrë. Burimet tho-në se kjo padi do të shqyrtohet nga gjyqtarja e vetme Teuta Hoxha, e cila ka pa-rashikuar datën 16 mars ora 12:00 për zhvillimin e seancës së parë gjyqësore.

HISTORIA
Kompania “Kurum” nuk ka një histori të lumtur në Shqipëri dhe ka qenë objekt i lajmeve të herëpashershme në media. Pak muaj më parë, vendimi i kompanisë turke “Kurum” për të shkurtuar rreth 200 vende pune ka ngritur në protesta punonjësit e kësaj kompanie, të cilët janë mbledhur në hyrjen e saj. Protesta u udhëhoq nga sindikata e punonjësve të kompanisë turke. Këshilli sindikal i punonjësve të “Kurum” deklaronte asokohe se shkurtimi i 200 punonjësve është “bombë” sociale për Elbasanin. “Bëmë negociata me kompaninë dhe disa ministri. Kërkojmë respektimin e marrëveshjes punëdhënës-punëmarrës”, u shpreh aso-kohe Petrit Alla, nënkryetar i Këshillit Sindikal të punonjësve të “Kurum”. Ndërsa për punëtorët, ky shkurtim është një krim. Ata thanë se kanë sakrifikuar shëndetin vetëm për të mbajtur vendin e punës.

“Ky është krim që bëhet ndaj nesh. Nuk mund të justifikohet nga ‘Kurum’ shkarkimi masiv i punonjësve. Kemi sakrifikuar si profesionistë shëndetin e jetën në kompaninë ‘Kurum'”, u shp-reh para disa javësh punonjësi Ibrahim Sefa, i cili është invalid prej 41 vitesh.

KALLEZIMET NE PROKURORI
Në prill të vitit të kaluar, komisariati i Policisë së Elbasanit deklaroi se ka vërejtur shkelje të shumta nga ana e kompanisë së prodhimit të çelikut, “Kurum”, në Elbasan dhe për këtë arsye ka dorëzuar në proku-rori tri kallëzime ndaj kësaj kompanie.
“Shërbimet Komisariatit të Policisë Elbasan nga inspektimi i kryer pranë kompanisë ‘Kurum Internacional’ Elbasan kanë konstatuar shkelje të ndryshme që parashikohen nga veprat penale ‘Ndotja e ajrit’, ‘Transportimi i mbeturinave toksike’ dhe ‘Ndotja e ujërave’ parashikuar nga nenet 201,202 dhe 203 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë. Neni 201 i Kodit Penal e dënon ndotjen e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Por, kur ndotja shkakton dëme shëndetësore, dënohet me deri dhjetë vite burg.

PROBLEMET E TJERA
“Një mal i tërë me mbetje shtrihet në anë të Shkumbinit, të krijuara këto nga kompania ‘Kurum’, e cila mund të cilësohet një katastrofë e vërtetë mjedisore. Masa gjigante përbëhet nga sfungjerë, plastikë apo skrap që ‘Kurum’ i ka nxjerrë të papërdorshme. Kodra është rreth 200 metra e gjerë dhe 20 metra e lartë. Burimet thonë se të paktën 10 mijë tonë nga skrapi që sjell apo përpunon ‘Kurum’ është i paprocesueshëm, duke kërcënuar kësisoj mjedisin”. Kështu shkruante pak javë më parë agjencia e lajmeve “BIRN” në një investigim të një grupi gazetarësh. E pyetur nga ‘BIRN’, kompania turke tha se, “mbetjet do përdoreshin në një vend tjetër në Shqipëri, pranë bregdetit”. Sipas tyre, një pjesë e madhe e importeve të skrapit nga “Kurum”-i dalin të papërdorshme dhe grumbullohen prej të paktën tre vjetësh në një depozitë në terrenin e fabrikës. Por, në këtë video shfaqet ky mal i madh mbetjesh jashtë fabrikës në anë të Shkumbinit. Shoqërisë “Kurum” i është lënë detyrë që t’i ambalazhojë mbetjet, t’i etiketojë dhe t’i magazinojë në vende të përshtatshme, duke qenë se janë mbetje të rrezikshme dhe në mungesë të trajtimit të këtyre mbetjeve në impiantet e shoqërisë “Kurum”, alternativa e vetme është eksportimi i tyre jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Mjedisi i pezulloi aktivitetin KURUM-it

Pak javë më parë, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve njoftoi pezullimin e aktivitetit të shoqërisë “Kurum”, pezullim i cili u shoqërua edhe me masën gjobë prej 1 milion lekësh të reja. Vendimi vjen pas një monitorimi disamujor të veprimtarisë së kësaj shoqërie, gjatë të cilit janë konstatuar shkelje dhe mungesë dokumentacioni. Ky inspektorat i ka lënë kompanisë disa detyra për zbatim deri në datën 20 maj 2015, sipas të cilave shoqëria “Kurum” duhet të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit dhe Pyjeve, Planin e Përputhshmërisë “Për lejet e mjedisit” të ndryshuar, Planin e Menaxhimit të Mbetjeve ku të përcaktohen të gjitha llojet e mbetjeve, sasitë dhe cikli i trajtimit deri në asgjësimin përfundimtar. Sipas Ministrisë së Mjedisit, masa e pezullimit do ndërpritet vetëm pas plotësimit të kërkesave nga kompania.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: