SHKODER- “BalkanWeb” zbulon identitetin e 3 personave që mbetën të plagosur pas një atentati mesditën e sotme në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi raporton se personat e plagosur janë Doni Lisi, Enrik Prenushi si dhe Elona Çurku.

Nga ajo çka mësohet është fakti se Enrik Prenushi ka mbetur i plagosur aksidentalisht, pasi objektiv ka qenë Lisi dhe vajza me të cilën ishte shoqëruar. Nga burime pranë spitalit të Shkodrës, Doni Lisi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ka marrë plumba në pjesën e gjoksit. Sakaq, vajza, e cila ka marrë plagë në këmbë dhe kalimtari fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën për jetën.

Sipas të dhënave të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, tek ish-sheshi i 5 heronjve, ku ka pasur të shtëna me armë nga një makinë jeshile. Një person, i identifikuar dhe arrestuar, ka qëlluar nga makina në drejtim të një çifti. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit. Policia ka arritur të arrestojë si autor të krimit 25-vjeçarin Aurel Ahin, ndërsa tentonte të arratisje në Mal të Zi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: