Nga: Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Me shume se 140 vjet me pare filloi te ekzistoje dhe te funksionoje me sukses diplomacia e “krushkut te Evropes” ne Gadishullin Ballkanik. Behej fjale per vendin dhe popullin me te vogel ne kete nen-rajon te Evropes-per diplomacine e Malit te Zi.
“Krushku i pare”, Krajl Nikolla
Mbreti i Malit te Zi, Krajl Nikolla eshte krijuesi i “krushkut te Evropes” ne pjesen e dyte te shekullit 19-te. Me nje mencuri te ralle dhe zhdervjelltesi unike, Krajl Nikolla iu bashkengjit “aleances pansllave” per te perfituar nga rritja e Rusise dhe dobesimi i Osmaneve (1877).
Mbasi siguroi mbeshtetjen e Rusise, Krajl Nikolla ktheu syte drejt Fuqive te Medha Evropiane. Ne Kongresin e Berlinit (1878) Krajl Nikolla iu ofrua Gjermanise se Bismarkut dhe Monarkise Dualiste te Franc Jozefit.
Kur vendimet e Kongresit te Berlinit u ndeshen ne rezistencen e jashtezakonshme shqiptare ne Hot, Grude, Plave, Guci, Ulqin e Tivar, Krajl Nikolla perdori Konferencen e Budapestit, Konferencen e Stambollit dhe Konferencen e Berlinit per te nxitur aleancen e Fuqive Navale si Franca e Britania e Madhe per te sulmuar nga Dubrovniku keshtjellat shqiptare ne bregdetin Ulqinak, me qellim per te realizuar permes fuqive Evropiane ate qe nuk e merrte dot me sponsorizimin territorial Ruso-Serb.
Me kete diplomaci, ” krushku i Evropes”, Krajl Nikolla jo vetem siguroi shpalljen e pavaresise te shtetit me te vogel Ballkanik te kohes (1878), por edhe zgjeroi dukshem kufijte territoriale te tij ne kurriz te shqiptareve (1880-1883).
Madje per zgjerimin territorial “krushkut te Evropes” i nevojiteshin edhe territore shqiptare, qe asokohe njiheshin si ” ottoman territory of Balkans. “Krushku i Evtopes” arriti te gezonte edhe sigurimin e “neutralitetit” te Osmaneve, qe i dhane atij si shperblim lufte territore te populluara me shqiptare.
“Krushku i Dyte”, Milovan Gjilasi
Kur bota ishte perfshire ne Luften e Dyte sllavet e jugut u percane nga kaosi gjeopolitik midis serbeve dhe kroato-slloveneve. Cetniket serbe ishin proruse. Ustashet kroate ishin pronaziste. Ndersa partizanet e Josip Broz Titos ishin pro Aleances Antifashiste Botetore. Ne kete lufte te vertete civile Mali Zi po shuhej buze Adriatikut.
Pikerisht ne kete moment kritik u aktivizua institucioni i “krushkut te Evropes” ne Malin e Zi, komunisti internacionalist Milovan Gjilasi. Ky pasues diplomatik i Krajl Nikolles nuk humbi kohe luftrave, por iu pervesh diplomacise me Stalinin. Ne memoriet e tij “Conversation with Stalin” ky neokrajl malazez tregon sesi e njohu Stalinin me Malin e Zi dhe sesi siguroi mbeshtetjen e tij per shpalljen e Malit te Zi, Republike brenda Federates Jugosllave te AVNOJ-it. Ne kete perpjekje Gjilasi gjeti mbeshtetjen ne heshtje edhe te Britanise se Curcillit….”Krushku i dyte i Evropes” e realizoi qellimin e vet. Mali i Zi mbijetoi si Republike Jugosllave gjate Luftes se Ftohte(1945-1991).
“Krushku i trete”, Milo Gjukanovic
Kur Jugosllavia e Titos u fut ne kolaps dy qendrat e saj, Serbia centraliste nga njera ane dhe Kroato-sllovenet federaliste nga ana tjeter, Republika e Malit te Zi vendosi nje neutralitet midis ketyre dy qendrave. Soditja e “krushkut te Evropes”, postmodernistit Gjukanovic kishte nevoje per kohe. Balancat ishin kritike.
Ne fazen e pare “krushku i Evropes” ndoqi sjellje jugosllave pa jugosllavi (1991-1995). Mbas katastrofes se B&H, “krushku i Evropes” u be pjese e marteses ne Unionin Serbi-Mali i Zi. Kur Serbia e Milloshit ktheu ushtrine nga Kosova dhe Perendimi nisi aksionin kunder Beogradit, “krushku i Evropes” nisi punen per divorcin me Serbine.
Mbas vitit 1999 dhe sidomos mbas dergimit te Milloshevicit dhe pasuesve te tij ne Hage “krushku i Evropes” kerkoi shkeputjen nga Unioni dhe ktheu aksin gjeopolitik te Malit te Zi drejt euro-atlantizmit. BE i kerkoi referendum me mbi 55 perqind te votave. Keshtu Mali i Zi shpalli pavaresine e tij me referendum popullor. Si u fitua pavaresia me mbi 55 perqind?
Abuzimi me shqiptaret
Milo Gjukanovici eshte krajli malazez postmodern. Ai zoteron shkollat e “krushqise evropiane” te Krajl Nikolles dhe te Milovan Gjilasit. Meqenese ne kohet e sotme demokratike loja nderkombetare realizohet nepermjet lojes politike te brendshme, “krushku i Evropes” kishte nevoje per mbeshtetje elektorale.
Ekulibret serbo-malazeze mund te ndryshoheshin vetem me ane te pakicave. Mirepo jo gjithe pakicat jane proevro-atlantike dhe antiserbe. Nder keto pakica, vetem shqiptaret jane pro euro-atlantike dhe antiserbe per shkak te Kosoves. Shqiptaret arrijne deri ne 7 perqind te elektoratit malazez. Per “krushkun e Evropes” pakica shqiptare ishte aq sa i duhej per te fituar pavaresine si dhe aq sa per te mos rrezikuar per levizje separatiste shqiptare. Ne keto margjina “krushku i Evropes” mori votat shqiptare per pavaresi( 7 perqind), duke ia keputur pas referendumit shqiptareve cdo enderr per te drejta te avancuara postpavaresie.
Duke qene midis dy shteteve shqiptare “krushku i Evropes” Milo Gjukanovic pas pavaresimit te Malit te Zi ka arritur te siguroje neutralitet te Tiranes per te drejtat e shqiptareve si dhe te siguroje mbeshtetje apriori te pakushtezuar nga Shqiperia per cdo aspekt bilateral dhe multilateral. Keshtu vota shqiptare brenda per referendum dhe per pushtet si dhe vota e Shqiperise jashte per integrim ne NATO kane punuar per “krushkun e Evropes”.
Abuzimi me Kosoven
Demarkacioni duket te jete abuzimi i ralles i “krushkut te Evropes”, Milo Gjukanovic. Negociatat per demarkacionin u bene gati-gati konspirative si ne kohen e Koncertit te Evropes. Palet u sollen si ne ilegalitet. Politika, diplomacia publike dhe media e Malit te Zi nxirrnin “argumente gjeopolitike” per “rendesine e Malit te Zi ne NATO” dhe “domosdoshmerine e vizatimit te kufirit me Kosoven”.
Presioni gjeopolitik mund te arsyetohej nese Kosova nuk do ishte nje vend me orientim gjeopolitik Rus ose Euro-Aziatik. Por Kosova nuk eshte e tille. Kosova eshte pjese e sigurt e euro-atlantizmit nga cdo pikpamje. Argumenti gjeopolitik dhe gjeostrategjik per rastin e Kosoves nuk ka baze. Aq me shume kur edhe Shteti Shqiptar eshte antare i NATO.
Eshte e lexueshme qe “krushku i Evropes” ka dashur te kape momentin diplomatik e antaresimit ne NATO per t’i zhvatur ca mijra hektare toke Kosoves.
Kur “argumenti i NATO-s” nuk funksionoi per demarkacionin duket se “krushku i Evropes” eshte aktivizuar si Krajl Nikolla (shek.19) dhe Milovan Gjilasi (shek.20) nepermjet diplomacise se terthorte te aktivizoje zerat e ish Jugosllavise ne BE per t’i bere presion Kosoves per demarkacionin si “kusht per liberalizimin e vizave”.
Presioni mbi Kosoven per demarkacionin si kusht per liberalizimin e vizave eshte NJE LOJE DIPLOMATIKE PA BAZE JURIDIKE. E themi kete sepse baza juridike per liberalizimin e vizave buron nga Marreveshja Shengen. Nga kerkesat juridike te Marreveshjes Shengen perpilohet “Udherrefyesi” per cdo shtet aplikues. “Udherrefyesi”eshte standart. “Udherrefyesi” i Kosoves NUK PERMBAN DETYRIM PER DEMARKACION.
Duket se diplomacia e BE, me sakte disa zera individuale te saj po inflirtojne me “krushkun e Evropes” Gjukanovic per ti bere nje “transferte te konsiderueshme territoriale” Malit te Zi.
Kosova lypet te mos i nenshtrohet presionit diplomatik pa baze juridike te zerave nga BE per demarkacionin. Gjithashtu, diplomacia e Prishtines dhe Tiranes lypet te cveshin diplomacine e “krushkut te Evropes” nga lojrat e shumefishta kryesisht abuzuese ne kurriz te shqiptareve ne Mal te Zi dhe te territorit te Kosoves.
Koha e “krushqive te Evropes” ka kaluar….
(d.b/BalkanWeb)