TEPELENË- Një i ri i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit të Tepelenës mbrëmjen e sotme. Mësohet se ai është Orjol Memushi, i cili për policinë është emër i njohur.

Sipas informacioneve të para, i riu është nipi i ish-ministrit të arsimit Luan Memushi. Burime nga policia e Tepelenës pohuan për “BalkanWeb” se dyshohet se konflikti ka ardhur për çështje droge, pasi Memushi rezulton me precedentë penalë.

(vendi i ngjarjes)

Tepelene vendi i ngjarjes

Gazetarja Brikena Meta, duke iu referuar burimeve nga policia raportoi se personi që e ka qëlluar është D.Rrapaj, por ende nuk është zbuluar identiteti i plotë.

Memushi dhe Rrapaj janë konfliktuar me njeri-tjetrin dhe më pas dyshohet se Rrapaj ka qëlluar në drejtim të tij por plumbi nuk e ka prekur. Si Memushaj ashtu edhe autori i dyshuar njihen si përdorues droge nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË
Tepelenë, informacion paraprak. Njoftohemi se në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se: Në afërsi të Pallatit të Kulturës, ka pasur një konflikt të castit midis shtetasit D.R dhe O.M. Pas debatit me fjalë, shtetasi O.M ka hipur në automjetin e tij tip “Volkswagen” për t’u larguar.

Shtetasi D.R ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit, ku është dëmtuar vetëm xhami i automjetit. Nga të shtënat nuk ka të lënduar. Grupi hetimor po punon për për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e shtetasit D.R.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: