Rexhep Taip Erdogan është padyshim një nga figurat e fuqishme të politikes në Evropë, pasi është i pari i Turqisë, shtetit që përditë e më shumë po dëshmohet si superfuqi.

Erdogan, njeriu i çeliktë i politikës, i cili shpesh diskutohet për vendimet e tij, shpesh radikale, mbetet figurë tejet e komentuar, e fuqishme, por shpesh edhe e sulmuar për qëndrimet e tij.

Kush e ruan, kush ecën një hap me të, kujt i beson më shumë se kujtdo?

Rexhep Taip Erdogan, ka një staf të tërë që kujdeset për sigurinë e tij, të gjithë persona profesional dhe tejet të qëndrueshëm. E, më i afërti është një shqiptar, njeri serioz, i përgjegjshëm e kompetent për ta ruajtur atë që është njeriu numër një i Turqisë.

Ky njeri është Sabri Demiri, që i qëndron gjithmonë pranë të parit të Turqisë. Demiri, është kosovar, familja e të cilit para shumë vitesh është shpërngulur në Turqi, shkruan ‘Kosovarja’.

Sabri Demiri u kthye në vendlindje, kur Presidentit Erdogan vizitoj Kosovën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: