TIRANË- Në mes të fushatës zgjedhore, kryeministri Edi Rama u rikthye pas 7 vitesh në studion e emisionit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit me të cilin shkëmbeu batuta, ndau sekrete dhe vlerësime për atë që ai e quan “kazani mediatik”.

Por jo vetëm kaq, në një moment teksa diskutonin për mungesën e Ramës në këtë emision, kryeministri arriti ta vinte disi në siklet Arian Çanin.

Çani: Mendova se ishe mërzitur me mua
Rama: E paske përjetuar si histori dashurie. Aman mos ma përmend atë historinë me dy burra se mezi iu luta Bashës për 3 muaj.
Çani: Ej e bukur ishte ajo që the, si ‘Romeo dhe Xhuljeta’.
Rama qesh

Kryeministri Rama u bë gjithashtu pjesë e një prej intervistave ndryshe të gazetarit Arian Çani me titull “Intervista kazan mediatik, jo kazan mediatik”. Në këtë intervistë Çani nxirrte foto të gazetarëve, analistëve dhe drejtuesve të mediave të ndryshme dhe kryeministri Rama dha vlerësimin e tij për secilin prej tyre.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb