Ilir Meta u zgjodh sot President i Republikës me 87 vota pro dhe 2 kundër. Seanca për Presidentin ka mbledhur në sallë 89 deputetë të maxhorancës pasi opozita e ka bojkotuar prej dy muajsh parlamentin. Megjithatë në seancë munguan 3 deputetë. Bëhet fjalë për Tom Doshin, Gjovalin Kadelin dhe Eduard Ndocajn, të tre të maxhorancës.

Doshi mungon

Deputeti Kadeli mungoi për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa Ndocaj dhe Doshi duket se e kishin marrë vendimin për të mos e votuar Metën.

Kujtojmë se deputeti i përjashtuar nga PS, Tom Doshi ka qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të kandidatit për President Ilir Meta. Madje Doshi e akuzoi për tentativë vrasjeje ndaj tij, kreun e Kuvendit dhe aleatin e kryeministrit Edi Rama që sot u zgjodh President i Republikës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb