VLORE- Ish-kryeministri Sali Berisha bën një tjetër denoncim në profilin e tij në Facebook, kësaj here duke iu referuar të dhënave të një komisioneri dixhital, sipas të cilit në qytetin e Vlorës po krijohet kaos i qëllimshëm në shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

STATUSI I PLOTE
Rama shkaterron procesin zgjedhor ne Vlore!
Kaos i qellimshem ne shperndarjen e materialeve te votimit ne Vlore.
Lexoni mesazhin e komisionerit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor! Jam komisioner i Pd ne qarkun e vlores, kemi 4 ore tek pallati sportit edhe kutit po jepen pa radhe edhe pa asnje lloji kontrolli.. Disa vin edhe thone se kan harruar kartat e indetitetit duke i marre kutit ne menyre barbare.! Ose me sakte neaterdale. Cfare behet?!!! Ku shkojme?!!! Ju lutem publikojeni qe te kuptojne njerzit se cfare po behet, nje grabitje masive,nje grabitje e papare. ( ju lutem anonim se keta ne fund do na rrembejne voten me dhune) Faleminderit.”
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: