MAQEDONI– Kuvendi i Maqedonisë ka shkarkuar nga detyra kryeprokurorin publik Marko Zvërlevski. Deputetët e Parlamentit me 64 vota pro dhe asnjë kundër votuan që Marko Zvërlevski të mos jetë më kryeprokuror i shtetit.

Gjatë votimit, në Parlament nuk ishin prezentë deputetët e VMRO-DPMNE-së, pasi sepse sipas tyre shkarkimi i kryeprokurorit Zvërlevski është joligjor dhe i pa pranueshëm për ta.

Pak çaste para votimit, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski për herë të fundit u përpoq të pengojë votimin, mirëpo Xhaferi ishte i palëkundur në vendimin e tij për të nxjerrë në votim shkarkimin e Zvërlevskit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb