TIRANE- Pas një seancë të gjatë plenare, ku Kuvendi u përfshi nga debatet e mëdha mes opozitës dhe maxhorancës, deputetët kanë kaluar tek votimi i projektligjeve. Mësohet se akti normalit është votuar me 76 vota pro.

Po ashtu, edhe projektligji për ndihmat juridike është miratuar me 76 vota pro. Ndërkohë, votimi për anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës është shtyrë, kjo edhe për shkak të mungesës së kandidatëve.

Ishte vet kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ai që pohoi se nga 4 kandidatë për anëtarë ishin vetëm dy emra.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: