TIRANE- Në seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi ka votuar të gjitha pikat e marrëveshjes Rama-Basha në 18 maj. Kuvendi miratoi me 123 vota pro projekt ligji për kodin penal që sjell ashpërsim të dënimit për shitblerjen e votës. Gjithashtu është votuar me 117 vota pro Klement Zguri në krye të KQZ-së.

Avokatja e re e Popullit është Erinda Ballanca, e cila është votuar me 112 vota pro. Ligji për mediat audiovizive është miratuar me 118 vota pro. Denar Biba u zgjodh anetar i KQZ-se me 113 vota pro 4 kunder dhe 4 abstenim.

Ndërkohë me shumicë votash janë miratuar edhe anëtarët e komisionit të vettingut. Anëtarët e PD janë Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi, Aldo Bumçi.

Kuvendi ka miratuar sot edhe shkarkimin e zëvendëkryeministrit dhe të 6 ministrave dhe zëvendësimin e tyre me teknicienë, të propozuar nga Partia Demokratike, në zbatim të marrëveshjes së arritur më 18 maj, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: