TIRANE– Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në seancën e sotme të sesionit të jashtëzakonshëm plenar kanë votuar ndryshimet në kabinetin qeveritar pas marrëveshjes Rama-Basha. Pas kësaj janë votuar edhe ndryshimet në KQZ. Fillimisht është shkarkuar nga detyra si anëtar i KQZ-së, Klement Zguri.

Me votim të fshehtë, Kuvendi ka miratuar shkarkimin nga detyra të kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, i cili dha më herët dorëheqjen. Ai do të jetë tashmë anëtar i KQZ-së, i zgjedhur me 113 vota pro, 4 kundër dhe 4 abstenim.

Pas kësaj, në krye të këtij institucioni është emëruar Klement Zguri, me vota 117 pro, 2 kundër, dhe 7 abstenim.

Në përfundim të procedurës së votimit, kreu i ri i KQZ, Klement Zguri dhe anëtari i Komisionit Denar Biba, kanë bërë betimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb