Me ndihmën e disa përbërësve, të cilët sipas të gjitha gjasave i keni në kuzhinën tuaj, mund të kujdeseni shuëm mirë për lëkurën tuaj. Ja disa produkte të shëndetshme të cilat janë më të mirë se kremrat apo produktet e tjera kozmetike.

1. Vaji i ullirit
Vendoseni vajin e ullirit në një shishe spërkatëse, spruconi oak në pëllëmbën e dorës, e më pas e aplikoni në zonat e thara të lëkurës.

2. Vaji i kokosit dhe sheqeri
Përzini një lugë me vaj kokosi me një lugë sheqer, por këtë e bëni sa më me kujdes. Sheqeri nuk duhet të shkrihet tërësisht. Këtë përzierje mund ta përdorni si piling për buzët, të cilin gjithashtu duhet ta bëni sa më me kujdes.

3. Qumështi dhe xhelatina
Përzini një lugë me xhelatinë me një lugë me qumësht. Më pas e ngrohni në furrë me mikrovalë për 15 sekonda. E aplikoni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës dhe prisni që përzierja të thahet si maska e zakonshme e fytyrës.

4. Vaji i kokosit, mjalti dhe kafeja e bluar
Në temperaturë të ulët, shkrini një filxhan të vogël me vaj kokosi. Në të hidhni edhe një lugë me mjaltë dhe gjysmë filxhani me kafe të bluar. E përzini deri në momentin kur masa të ngrohet. Pasi të ftohet, e aplikoni në trup si piling, e më pas e shpëlani mirë, shkruan shendeti.al.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb