Ky është Arya Somantri djali 10 vjecar që peshon më shumë se 190 kilogram. Prindërit e tij thonë se ai konsumonte 5 vakte në ditë me ushqim të bollshëm dhe sërish thoshte se kishte uri.
Mjekët e tronditur, fillimisht i rekomanduar një dietë fëmijës, por pesha e tij nuk ndryshonte dhe më pas ata vendosën të kryenin një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut të tij.
“Para operacionit, pesha e tij po ndryshonte shumë pak, ndërsa pas operacionit të 17 prillit, ai ra në peshë gati 20 kilogramë në vetëm dy javë dhe tani vazhdon të bjerë nga pesha, me ritme të kënaqshme”, shprehen mjekët.
Arya Somantri po humbiste edhe shkollën pasi lëvizte tepër me vështirësi, ndërsa prindërit tashmë janë optimist për djalin e tyre 10-vjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: