Goli i shënuar nga hungarezi Zoltan Gera, në përballjen me Portugalinë, është fitues i garës për golin më të bukur të “Euro 2016”.

Mesfushori 37-vjeçar i Ferencvaroshit, realizoi golin e avantazhit në ndeshjen mes Hungarisë dhe Portugalisë në fazën në grupe të turneut, sfidë e përfunduar me rezultatin 3-3.

Roveshata e Xherdan Shaqirit, kundër Polonisë, u cilësua si një ndër golat më të bukur të evropianit, por nuk ka triumfuar në votimin e organizuar nga UEFA.


(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb