VLORË- Ndonëse gjatë gjithë paradites së sotme u fol që vrasja e 33-vjeçarit, Ergys Gjioveshaj mesnatën e djeshme në lokalin e natës “Fiks Fare” në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë vinte si hakmarrje për një krim që ai kishte kryer në vitin 2000, policia e Vlorës ka arritur të zbardhë krimin dhe të arrestojë njërin nga autorët.

Ky që shihni në foto është një njëri nga autorët gjakftohtë që qëlloi mbi viktimën pasi kishin pasur një sherr për motive të dobëta. Ai është Gani Tozaj, vetëm 19 vjeç, dhe banon në fshatin Sevaster të Vlorës.
autori i vrasjes ne vlore 2
Tozaj bashkë me A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë hapën zjarr mbi viktimën duke e lënë të vdekur në vend. Ata gjithashtu plagosën shoqëruesen e viktimës, 26-vjeçaren Arta Luka, e cila mori dy plumba në pjesën e legenit dhe dy persona të tjerë. Të plagosur aksidentalisht nga plumbat mbetën edhe Arsonel Llanaj, kamerier në lokalin me muzikë live dhe Florjan Hilaj.

Gani Tozaj A.K., 37 vjeç akuzohen për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb