Kanye West ishte në koncertin e tij të radhës në Los Angeles, mbrëmjen e së martës, dhe ka qenë pikërisht motra e Kim, Kylie Jenner me të dashurin e saj Tyga, të cilët kanë përfaqësuar klanin Kardashian.

19 vjeçarja, vajza e vogël e Kris Jenner dhe Caitlyn ishte veshur shumë ndryshe nga herët e tjera.

Me një fustan të shkurtër tip t-shirt dhe këpucë të kuqe të sheshta, Kylie është shfaqur krah për krah me reperin 26 vjeçar, teksa ka mbërritur në Inglewood Forum.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: