TIRANE- Gjyqtarja e Gjykatës së Kukësit, Alma Ahmeti që vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 nga 23 kuksianët e arrestuar gjatë protestës në Rrugën e Kombit ka lënë Gjykatën e Tiranës pak minuta më parë.
Siç duket edhe në fotot e LSA, ajo ka dalë nga salla e Gjykatës së Tiranës e shoqëruar me forca të shumta policie.
Gjyqtarja u pa sot në mesditë në sallën e gjyqit duke lexuar me shpejtësi vendimin ashtu sikurse kishte kërkuar prokuroria, ndërsa “BalkanWeb”, se ajo është bashkëshortja e shefit të komisariatit rrugor të Tiranës, Erion Ahmeti.
Vendimi për masën e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar u dha në Gjykatën e Tiranës me pretendimin se Gjykata e Kukësit nuk kishte kapacitete.
(m.a/BalkanWeb)