TIRANË- Në Partinë Demokratike është hapur gara për të kandiduar për kreun e kësaj force. E ndërsa shumë demokratë prisnin që një nga kandidatët të ishte Astrit Patozi, ai sot ka deklaruar se nuk do të garojë.

Në “Opinion” Patozi është shprehur se nuk do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike. Deputeti demokrat që u la jashtë listave për një mandat tjetër nga kreu i PD-së, deklaroi se Basha po bën një farsë me garën në parti. Patozi tha se Basha duhet të jepte dorëheqjen dhe pastaj të hynte në zgjedhje.

Më tej, ai, tha se gara ka nevojë për disa kushte, “Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së, e hedhin në erë që ditën e parë procesin”.

“Gjithë sa thatë ju janë të vërteta. Është shkruar dhe folur për mua gjatë këtyre ditëve. Unë sigurisht që e kam lexuar me vëmendje dhe sot kam një vendim. Unë nuk do të kandidoj për kryetar të PD-së. Kam dy arsye të forta. Unë nuk do të kandidoj për shkak se PD sot nën drejtimin e Bashës është bërë gati të hapë një farsë elektorale. Do të thotë që çdo lloj gare minimalisht ka nevojë për disa kushte. Zoti Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së e hedhin në erë që ditën e parë procesin. Akti i parë konsiderimi i vetëngrirë i kryetarit të PD-së. Kjo nuk është vetëm anti-statut por nuk gjendet në asnjë vend të botës”, theksoi Patozi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: