VORE- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Një automjet tip “Ford” është përplasur me një automjet të parkuar në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Ford”, 35-vjeçari me inicialet S.Sh.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: