LEZHË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Milot. Nga informacionet paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në zonën e njohur si Ura me Harqe, pranë rrugës së vjetër Laç-Lezhë.

Mësohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Të përfshirë ne aksident automjeti “Mercedez” LE 8380 A dhe autovetura “Wolksvagen Pasat” me targa AA 913 HM. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi i “Wolksvagen Pasat” që ka goditur “Mercedezin”.

Shoferi i një prej mjeteve mbeti i bllokuar për disa minuta në makinë. Të plagosurit kanë marrë fraktura të shumta dhe janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: