TIRANË- Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës ku janë përfshirë pesë automjete. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, ku frenimi i një automjeti ka sjellë edhe përplasjen në zinxhir të 4 automjeteve të tjera.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti, por ngjarja ka sjellë për mbi 45 minuta bllokimin e autostradës në njërin krah.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave si dhe po punon për stabilizimin dhe rikthimin e normalitetit në lëvizjen e automjeteve.
(m.k/BalkanWeb)