BURREL – Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Burrelit.

Një autobus është përplasur me një automjet tip “Mercedes Benz” në zonën e Shkopetit. Akoma nuk dihet se për sa të lënduar bëhet fjalë. Nga aksidenti me autobusin e linjës Burrel-Tiranë, automjeti “Benz” është dëmtuar më shumë.

Drejt vendngjarjes është nisur një ambulancë nga qyteti i Laçit. Forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendin ku ndodhi aksidentit, për zbardhjen e plotë të situatës.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: