Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje të miturin

aksident

TIRANE – Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet ku një i mitur ka humbur jetën. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 12:35, në rrugën dytësore në Marikaj.

Sipas policisë automjeti tip Ford, me drejtues shtetasin N. A., ka aksidentuar shtetasin e mitur, O. K. dhe më pas mjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës. Fëmija është transportuar menjëherë për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme.

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • Sa shpejt paske gjykuar moj linda pa ditur asgje. po sikur ai vogelush t,i kete dale perpara krejt papritur ketij te gjorit qe kushedi per ku ishte nisur e cfare halli te kete pasur. se
    edhe me 30 ne ore te jesh po te doli para dikush papritur e godet per vdekje.e na ka ndodhur te tereve te na dalin te tille si lopa ne mes te rrugeve. Me vjen shume keq per femijen e shkrete. Por mos fol keshtu. Duket nga komenti qe nuk ke makine prandaj je injorante e nuk te ve faj.

  • Ca është duke fol kjo Linda debile. Kujton se është në film me fantazi felliqesirash. Ka shumë mundësi që aksidenti ka ndodhur nga një debile si puna jote qe s’di ti japë makinës dhe detyron të tjerët ta evitojnë, duke shkaktuar aksidente përqark. Një debile është gjithmonë e tillë, qëkur komenton lajmet e deri kur i jep makinës.

  • Linda, mund te kesh te drejte plotesisht, por gjuha jote fyen edhe engjullin, jam i sigurte qe askush nuk do donte eshte e tmerrshme ..ngushellime familjes..gjeni force per te mposhtur dhimbjen.

  • Jeta e nje vogelushi e hedhur ne plehra nga pakujdesia e disa felliqesirave qe ndoshta i japin makines pa patente fare ….Turp

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.