DURRËS- Një aksident hekurudhor ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku treni ka aksidentuar një kalimtar.

Nuk dihet ende identiteti i personit që është marrë para nga treni, por mësohet se është rreth të 60-ave. Ai është dërguar në spital me urgjencë në gjendje të rëndë.

Për shkak se treni po i afrohej stacionit, ka qenë me shpejtësi jo maksimale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet duke mbledhur edhe dëshmitë e kalimtarëve.

NJOFTIMI I POLICISË
Informacion paraprak. Më datë 16.07.2017, rreth orës 10:00 tek Stacioni I Trenit, lagja Nr.4, Durrës lokomotiva me drejtues mashinisti shtetasin S.S. ka aksidentuar shtetasin B. K. rreth 60 vjeç, banues në Spitallë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: