TEPELENE– Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një fëmijë të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan- Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cakran, ku shtetasi Th.Sh, 54 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” me targë ZKY 1790, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen e menjëhershme nëna e tij, shtetasja A.Sh, 88 vjeçe dhe ka pësuar dëmtime djali i tij i mitur 8 vjeç, i cili u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: