ELBASAN- Një pako me eksploziv ka alarmuar policinë e Elbasanit, paraditen e sotme. Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga “BalkanWeb”, pakoja është zbuluar në shkallët e një lokali në lagjen “Emin Matraxhiu” pranë parkut “Rinia”.

ELBASAN 2

Pakoja është vënë re nga banorët dhe më pas është njoftuar policia, e cila ka shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, duke krijuar perimetrin e sigurisë në një rreze rreth 500 metra. Edhe banesat pranë vendit të ngjarjes janë zbrazur paraprakisht. Rreth 60 minuta pas zbulimit të lëndës plasëse njësia anti-eksploziv ka bërë shpërthimin e kontrolluar të pakos.

Nga këqyrja paraprake ka rezultuar se në pako gjendeshin rreth 100-150 gram tritol. Nuk ka pasur kartë sim për shpërthim, çfarë ngre dyshimet se pakoja është vendosur si paralajmërim.

Pronari i lokalit Besnik Braka ose Nik Vojacek rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se janë njoftuar forcat anti-eksploziv të Tiranës për veprime të mëtejshme. Lokali ku është vendosur pakoja e dyshimtë ndodhet në rrugën që të çon nga Parku Rinia drejt qytetit të Librazhdit dhe është një nga lokalet më të njohura të qytetit.

ELBASAN

Në fillim të këtij muaji u zbulua një rast tjetër kur ishte vendosur 309 gram lëndë plasëse pranë një automjeti afër teatrit “Skampa”

Informacioni i policisë
Më datë 22.05.2017 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në shkallet e një lokali është konstatuar një pako e dyshuar me lëndë eksplozive. Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje kanë bërë evakuimin e personave dhe të mjeteve si dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë. Janë njoftuar forcat antieksploziv të Tiranës për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb