TIRANË- Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka reaguar pas marrëveshjes Rama-Basha duke uruar shqiptarët për durimin dhe besimin tek forca e demokravcisë. Por Lu ka edhe një “Bravo” për dy liderët, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha që sipas tij farkëtuan këtë marrëveshje.

Ambasadori Lu shprehet ndër të tjera se pret me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike të Shqipërisë.

ambasada amerikane fb

“Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij tek forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë dhe kurajën personale në farkëtimin e kësaj marrëveshjeje. Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE he Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike të Shqipërisë”, shkruan Ambasadori amerikan Donald Lu.

bravo lu

Kujtojmë se SHBA-të ishin një nga faktorët më të rëndësishëm që ngulmuan dhe çuan në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes maxhorancës dhe opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb