TIRANE- Marrëveshja e arritur gjatë mesnatës mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha ka sjellë ndryshimet e para lidhur me veprimtarinë e çadrës së lirisë, që prej gati 3 muajsh proteston para Kryeministrisë.

“BalkanWeb”
mëson se ditën e sotme është anuluar mbledhja e grupit parlamentar që mbahej çdo të enjte tek çadra.

Po ashtu, gazetarja Elda Menga raporton për “BalkanWeb” se ditën e sotme nuk do të ketë asnjë fjalim politik brenda çadrës. Ajo që nuk dihet ende është fakti nëse do të ketë një mbledhje në selinë blu. Demokratët po qëndrojnë të rezervuar sa i takon diskutimeve që u bënë dje me palën tjetër, për të mos prishur atë çka u vendos dje mes dy liderëve. Sakaq, thuhet se në çadër ka një prani të vogël të deputetëve, ndërsa për protestuesit vendimi i djeshëm ishte një fitore e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: