TIRANË- Pas rreth 4 orësh, drejt mbylljes protesta tek “Rruga e Kombit”. Gazetari Armir Mehaj raporton për “BalkanWeb” se është arritur një marrëveshje mes protestuesve dhe disa zyrtarëve por ende nuk dihen detaje. Drejtori për rendin dhe sigurinë si dhe Nëndrejtori i Policisë Gjovalin Loka ka qenë pranë protestuesve e me sa duket ka ndikuar në arritjen e marrëveshjes.

Protesta nisi rreth orës 10:00 me tubimin e qytetarëve nga Kukësi dhe i gjithë veriu por edhe nga Kosova. Fillimisht e qetë, protesta degjeneroi në dhunë dhe përleshje mes punonjësve të policisë dhe protestuesve.

Këta të fundit, shkatërruan me gurë por edhe i vunë flakën objektit të koncesionarit për mbledhjen e taksës. Ka nisur edhe lëvizja e makinave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb