KURBIN- Një shpërthim eksplozivi është shënuar ditën e sotme në Fushë Milot të Kurbinit, ndërsa objektiv i atentatit dyshohet se ka qenë një ish-i dënuar për vrasje.

“BalkanWeb” mëson se automjeti në pronësi të shtetasit me inicialet N.K., është dëmtuar pjesa e përparme e makinës. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.07.2017, në Fushë Milot, Kurbin, në automjetin Audi në pronësi të shtetasit N.K. 62 vjeç, ( i dënuar më parë për vrasje), kanë vendosur lëndë eksplozive nga shpërthimi i së cilës ka pësuar dëmtime vetëm automjeti në pjesën e përparme të tij. Nuk ka të lënduar në njerëz.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe Njësinë Antieksploziv, po punojnë për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave si dhe për dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje kriminale. Vepra penale “Shkatërrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb