DURRES-Zbulohet emri i dytë i viktimës që humbi jetën bashkë me ish-shefin e Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipajt.

“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për Juxhin Dauti, mik i Dalipajt. Viktima ishte në sediljen e pasagjerit kur një automjet i qëlloi me breshëri armësh, duke i lënë të vdekur.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 25.04.2017, rreth orës 13: 55, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi I Sukthit” janë vrarë me armë zjarri, shtetasit E.D. dhe J.D.

Viktimat kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip Audi. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb