TIRANË- Pak orë pasi Kreu i PD-së Lulzim Basha ka marrë kritika të forta nga tre deputetë të partisë së tij, ka ardhur edhe një reagim i tij.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Basha ka qenë deri vonë në çadër ku ka biseduar me anëtarët dhe ka folur pa praninë e mediave. Mësohet se ai iu ka dhënë porosi anëtarëve të mirëkuptojnë e të mos sulmojnë kritikuesit, duke iu referuar Jozefina Topallit, Majlinda Bregut dhe Eduard Selamit.

“Ne jemi parti e lirisë, e krijuar për lirinë dhe është pasuri mendimi ndryshe dhe kritikat”, mësohet të ketë thënë kreu i PD, shkruan “BalkanWeb”.

Kanë qenë deputetët Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Eduard Selami ata që kanë folur ashpër sot kundrejt linjës që po ndjek kreu i PD-së. Sipas tyre mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhje dëmton partinë dhe vendin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: