TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është drejtur Qendrës së Votimit, i shoqëruar nga dy prindërit e tij, si dhe nga vëllai me bashkëshorten.

Edhe kryedemokrati Basha është shfaqur i buzëqeshur dhe me dy gishtat lart teksa hidhte në kuti fletën e votimit.

Duke folur për mediat, pasi votoi, Basha ka përcjellë mesazhin e tij për qytetarët.

“Dua ta nis me një urim për besimtarët myslimanë, pas një muaji sakrifice. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Dita kur shqiptarët vendosin me votë për shqiptarët”, tha Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: