TIRANE- Helikopteri i Forcave të Armatosura ka arritur të shpëtojë pesë personat e ngecur në malin e Tomorit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes shtetasit e bllokuar, të gjithë meshkuj, po lëviznin me një mjet, i cili pësoi defekt shumë larg qendrave të banuara dhe rrezikonin të kalonin natën në qiell të hapur.
Personat e evakuuar u transportuan me helikopter dhe u ulën në Bazën Ajrore të Farkës në Tiranë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata sinjalizuan autoritetet duke kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri. Me të marrë njoftimin, një helikopter i Forcave të Armatosura u nis për t’u ardhur në ndihmë, duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.
(BalkanWeb)