DIBER- Reme Lala, një vajzë e re nga Dibra që fitoi një mandat për PDIU-në në këtë qark bën një deklaratë të fortë.

Përpara simpatizantëve të saj në Dibër, përpara se forca që ajo përfaqëson të vendosë se me kë do bëjë aleancë deklaron se mandatin do ta bashkojë me Edi Ramën.

Deputetja bëri edhe një premtim për mbështetësit e saj në Dibër, duke theksuar se bashkë me Edi Ramën do të bëjnë rrugën e Arbrit dhe se në të kundërt do të djegë mandatin e deputetit.

“Unë nuk kam asnjë parti, partia ime jeni ju. Për qytetarët e mi do t’i bashkëngjitem vullnetit të shqiptarëve për t’i dhënë timonin shqiptarëve. Bashkë me Edi Ramën do ta bëjmë rrugën e Arbrit, nëse kjo nuk ndodh do të djeg mandatin”, tha Reme Lala, raporton BalkanWeb.

Kujtojmë se Lala e nxori PDIU-në forcë të tretë në Dibër me 17.4% të votave.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: