Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Deputeti i PDIU përplas për vdekje këmbësorin në autostradën Tiranë-Durrës (Video)

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nLawmaker Aqif Rakipi during a parliamentary session.

TIRANE- Deputeti i PDIU në Elbasan, Aqif Rakipi ka aksidentuar sot për vdekje një shtetas dhe u dorëzua në polici duke treguar vetë ngjarjen. Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës pranë tregut ushqimor, rreth orës 04:41 të mëngjesit.

Policia bën me dije për një njoftim që mori se në rrugën kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë është nisur patrulla e policisë, dhe ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, ndërsa rreth orës 04:51, në Komisariatin e Policise nr.2 ka është paraqitur shtetasi A.R., me automjetin e tij, tip “Mercedes” (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij), i cili në kushtet e tronditjes së thellë deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se deputeti ishte duke ecur në drejtimin Durrës-Tiranë.
Në po këtë kah ecte dhe një furgon pasagjerësh, nga ku zbriti 53-vjeçari S.S. dhe policia dyshon se ai i a dalë përpara makinës së Rakipit, në tentativë për të kaluar rrugën. Policia bën me dije se testi i alkoolit që iu bë deputetit është filmuar me kamera trupi dhe ka rezultuar zero.

Veprimet hetimore vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili kërkoi që krahas ekspertit auto teknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë të jashtëm, me qëllim kryerjen e një ekspertimi me grup ekspertesh.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 12 )

  • Auslander, meqe ke dal jashte shtetit dhe shan shqiptaret shpellare. Me fal por nuk ka me shpellar te lashte se ty qe jeton ne krahine gjermano folese. Guxo te ikesh nese perplas nje makine tjeter edhe shko ne paraburgim. Guxo aty ku jeton te ikesh nga vendi i aksidentit, jo me kur aksidenton nje njeri.
    Si thua ti kaq shpejt del ekspertiza per pafajsi? Te siguroj une se nese do ishte deputet gjerman, austriak apo zvicerian mediat do ti kishte tek dera dhe do e linte mandatit.
    Te kerkoj falje publike dhe ta lej ne dore prokurorise se eshte fajtor moral qe do ta breje ndergjegja.

  • Ky nuk duhej te ikte nga vend ngjarja kushe e din sa e ka pase shpejtesin ky deputet muti se furgonat ndalojne çdo dite leni pordhat

  • Minimumi per kete deputetin eshte doreheqja e tij nga çdo detyre publike. Jeta e tij sot ka marre drejtim tjeter. Edhe ne qofte se nuk denohet dhe del i pafajshem teknikisht, politikisht ai u dogj perfundimisht. Jam dakort me disa komente me lart se aksidentet mund ti ndodhin kujtdo, por ne rastin e ketij personi ka edhe pasoja te tjera.

  • Vetem autostrade nuk mund te quhet ajo , furgoni ndalon dhe len pasagjeret ne “autostrade”. Te merren masa per sigurizimin e rruges

  • NGUSHELLIME FAMILJES E TE AFERMIVE. KOMENTUES. KOTI. NUK KA. ” FAJ.” DREJTUESI I MJETIT QE SHKAKTOJ. AKSIDENTIN. FAJ. ME. I. MADH. ESHTE. I. AUTOMJETIT. QE. UDHETONTE. I. NDJERI. E. QE. KA. ZBRITUR PASAGJERIN NE VENDIN E GABUAR. MJETET E TRANSPORTIT , PUPLIK APO PRIVAT APO PERDORIM. FAMILJARE. NUK DUHET T’JU KRIJOJNE. MUSHTE AKSIDENTI PERSONAVE QE TRANSPORTOJNE.

  • O ju komentus te politizuar o ordinera Shqiptar shpellar a keni dal ndonjehere jashtë shtetit? Nese shkel rregullat kembesori atehere shoferi ska asnje pergjegjesi a kuptoni ju o shpellar apo jo? O njerez te cuditshem.

    • @Alusander po te flas si Rama😂🐷 Lexo o i mjere lexo dhe meso! Sa e denon Kodi Penal largimjn nga vendi i aksidentit? Perse e denon? Pikerisht sepse pengon zbulimin e te vertetes. Ordiner ty te ka bere injoranca sepse dhe jashte po te jesh rritur serish emigrant barbon ke mbetur. Te fala shkolles!

  • Aksidentet me makine mund ti ndodhin kujtdi.
    Mjer ai i shkreti qe e pati rrisk me vdek.
    Kur nuk ka mbikalime …..
    Po nga vendi i ngjarjes deputeti nuk duhej te ish larguar.
    Me te lehta te dy paleve.

  • Komente leshi. Ky mund te jete njeriu me i keq ne bote dhe gjynah per atr qe vdiq po askush nuk ka faj kur shtyp njeri ne autostrade sikur me.300 km ore te jete. Ceshte kjo mani shqipetaresh k…i ke faj ske faj po je person publik do dali nga burgu se.ka.leke. ska faj fare ne kete rast nuk kalohet trafikndarsja ne autostrade

  • E mor qife. E more me qaf burrin e botes. Ti del brenda dites me aq leke sa ke.

  • .

    He burg edhe per kete sapo mori nue jete apo si gjithmone e ka fajin kembesori?ngushellime familjes po nuk ju dhane drejtesi vendoseni vete dhe mos u shisni per ca leke.

  • Pse nuk ka mbikalime ne ket autostrade?

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.