TIRANE- Deputeti i PDIU në Elbasan, Aqif Rakipi ka aksidentuar sot për vdekje një shtetas dhe u dorëzua në polici duke treguar vetë ngjarjen. Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës pranë tregut ushqimor, rreth orës 04:41 të mëngjesit.

Policia bën me dije për një njoftim që mori se në rrugën kryesore Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me Tregun ushqimor ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë është nisur patrulla e policisë, dhe ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, ndërsa rreth orës 04:51, në Komisariatin e Policise nr.2 ka është paraqitur shtetasi A.R., me automjetin e tij, tip “Mercedes” (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij), i cili në kushtet e tronditjes së thellë deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se deputeti ishte duke ecur në drejtimin Durrës-Tiranë.
Në po këtë kah ecte dhe një furgon pasagjerësh, nga ku zbriti 53-vjeçari S.S. dhe policia dyshon se ai i a dalë përpara makinës së Rakipit, në tentativë për të kaluar rrugën. Policia bën me dije se testi i alkoolit që iu bë deputetit është filmuar me kamera trupi dhe ka rezultuar zero.

Veprimet hetimore vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili kërkoi që krahas ekspertit auto teknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë të jashtëm, me qëllim kryerjen e një ekspertimi me grup ekspertesh.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: