TIRANE- Partia Socialiste reagon zyrtarisht për dështimin e negociatave pas pretendimit të Partisë Demokratike se Rama ka refuzuar disa prej 20 pikave të paketës “Mc Allister +”.

Partia Socialiste shton se është e gatshme të presë opozitën dhe të japë garanci për zgjedhjet në 18 qershor, në respekt të Kushtetutës, ndërsa fton Partinë Demokratike të heqë dore nga shantazhet.

DEKLARATA E PLOTE
Partia Socialiste shpreh keqardhjen per abuzimet mediatike te te ashtuquajturit koalicion opozitar, me nje proces shume serioz dhe delikat perpjekjesh per ta kthyer Partine Demokratike ne rrugen e arsyes.

Angazhimi ne keto perpjekje edhe i partnereve strategjike amerikane, pas ezaurimit te te gjitha perpjekjeve te miqve e partnereve europiane te Shqiperise (dhe te vete Partise Demokratike), eshte mirepritur dhe konsiderohet prej nesh si mundesia e fundit per Partine Demokratike per te hequr dore nga shantazhet e rruges dhe per t’u kthyer ne rrugen e gares demokratike.

Partia Socialiste e mbeshtet fuqimisht kete perpjekje te fundit dhe do te prese me durim, duke shpresuar deri ne sekonden e renies se gongut te fushates zyrtare, per nje rezultat pozitiv ne funksion te perfshirjes se PD-se ne zgjedhje. Per Partine Socialiste, rezultat pozitiv do te thote garanci si asnjehere per opoziten ne zgjedhjet e 18 qershorit, ne respekt te Kushtetutes, ligjit, interesit te qytetareve shqiptare dhe sugjerimeve dashamirese te partnereve tane nderkombetare.

Filozofia e Partise Socialiste, e misheruar ne programin e ne betejen e perditshme te qeverise sone per te bere shtet, nuk perjashton askend dhe per asnje arsye. Rregullat e bashkejeteses demokratike, nuk vlejne vetem per qytetaret po edhe per partite politike. Asnje parti politike dhe as te gjitha partite politike se bashku, nuk mund te pretendojne as te dalin mbi keto rregulla, e as te bejne pazare me keto rregulla. Perkundrazi, Partia Socialiste beson, se duhet te jete forca e shembullit ne perpjekjen per te bere shtet dhe jo shembulli i forces qe thyen rregullat qe asnje qytetari nuk i lejohet te thyeje.

Shqiperia Europiane per Partine Socialiste nuk eshte sllogan, po nje shtet dinjitoz, ku askush nuk eshte mbi Kushtetuten dhe ligjin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb