Kryeministri Edi Rama bën një deklaratë të fortë dhe gjen zgjidhjen për të bërë “shtet” në hipotekë.

Sipas tij, vetëm “Dorëheqja e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësish partiake dhe shpallja e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki, është hapi fillestar i reformës rrënjësore në Hipoteka.

Në një takim me drejtorët e ZRPP-ve në Kryeministri, Rama ka qënë i prerë dhe nuk ua kurseu kritikat, duke i cilësuar arritjet e tyre janë skandaloze. “Hipotekat janë një nga pjesët më të prekura prej sistemit kanceroz të Tepsisë së Partive të Pushtetit”,- shprehet ai ndër të tjera.

“Keni raportuar vetëm 5126 leje legalizimi të patrajtuara. Në të vërtetë janë pesëfish më shumë. Prandaj, unë s’dua të zgjatem më tutje. Por duke parë edhe raportin e kërkesave, ju duhet te ikni! Nga i pari deri tek i fundit, jepni dorëheqjen sot. Brenda 24 orëve të gjithë të largoheni, nuk më intereson si keni filluar punë”,- paralajmëroi Rama drejtorëve të ZRPP-ve.

Më tej, Rama shprehet se hapi tjetër që do ndërmarrë me krijimin e qeverisë së re, do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë. “Synimi është që më herët se sa vonë, brenda këtij mandati, çertifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar digjital i pronës – jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta”,- shtoi Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: