TIRANE- Pas afro dy vitesh seancash gjyqësore, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka fituar gjyqin ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

‘BalkanWeb’ mëson se Gjykata e Lartë e ka dënuar deputetin demokrat me një gjobë prej 50 mijë lekësh të reja, pasi akuzohet për shpifje.

Ish-ministri i Brendshëm Tahiri paditi Palokën për shpifje në 2015, pasi ky i fundit e ka akuzuar si të lidhur me krimin dhe bandat kriminale në vend.

Gjatë seancave plenare dhe jo vetëm, Paloka akuzonte socialistin se kishte lidhje dhe me Emiljano Shullazin. Si fillim çështja i kaloi për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese kaloi në Gjykatën e Lartë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: