KAVAJE– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me takimin e zhvilluar një ditë më parë me ish-kreun e Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Gjatë një takimi me sipërmarrës në Golem, Rama tha se Nano pati shumë të drejtë kur u shpreh dje pas bashkëbisedimit mes tyre se situata aktuale politike |nuk është çeshtje timoni, por destinacioni”.

Sipas Ramës, Nano pati shumë të drejtë me këtë deklaratë, pasi ai në fund të fundit është shofer me eksperiencë.
edi-rame-ne-kavaje
“Fatosi pati të drejtë mbrëmë kur tha se nuk është çeshtje timoni, por destinacioni. Ai është dhe shofer i sporovuar, i ka të gjithë ingredientët e nevojshëm të ekspriencës dhe teknikës së dhënies së makinës, për të kuptuar se ky nuk është qëllim në vetvete”, u shpreh Rama, fjalë me të cilat preferoi të mbyllte dhe takimin në Kavajë.

Ish-kryeministri, Fatos Nano është rikthyer sërish në vëmendjen politike, pas takimit kokë më kokë të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit. I kontaktuar nga “BalkanWeb” lidhur me temën e këtij takimi, Nano nuk dha detaje por tha se “nuk bëhet fjalë për çështje timoni, por destinacioni”. Ai gjithashtu përdori edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë gjë akoma”, tha Nano për “BalkanWeb”.

Metafora e timonit është kthyer ditët e fundit në kryefjalën e replikave në distancë mes PS dhe LSI, ku spikat kryeministri Rama i cili hapur kërkon në fushatë të paktën 71 mandate për të “drejtuar i vetëm timonin e qeverisë pa të tjerë në prehër”.

Sipas burimeve të sigurta për “BalkanWeb” nga zona e vilave qeveritare në Durres, dje rreth orës 17.30 pasdite ish-kryeministri Fatos Nano ka hyrë pas shumë vitesh në atë zonë për t’u futur në vilën e kryeministrit aktual. Lideri historik i Partise Socialiste dhe kryetari i sotem i socialistëve, kanë ndenjur për më shumë se dy orë së bashku.

Të njëjtat burime treguan për “BalkanWeb” se më pas Edi Rama është larguar drejt Tiranës, ndërsa Fatos Nano drejt Golemit në shoqerinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi. Nuk dihet se për çfare ka folur Edi Rama me paraardhësin e tij, po kjo nuk është hera e parë që të dy takohen larg vëmendjes së mediave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: