TIRANE- Kandidati për kreun e postit të kryetarit të Partisë Demokratike, i cili garon përballë Lulzim Bashës, në një dalje publike për mediat theksoi se gara do të ketë model për Shqipërinë, ndërsa tha se do garantoi opozitë të fortë.

“Vinë periudha të vështira, por edhe të mbarsura. Ndaj vjen momenti për reformim të PD. Është për të ardhur keq, megjithëse forca e parë politike ku kam pasur nderin të jem një nga themeluesit, koha e la pas. Ndaj ka ardhur ka për reformim, unë do kontribuojë. Ajo çka është me rëndësi është që të shohim më parë gjerat që na bashkojnë sesa nga ato që na ndajnë. Unë jam i sigurt dhe kemi eksperiencën që kjo të jetë një garë model dhe ti ngjalli shpresën shqiptarëve që të tjerë një forcë politike që të ngrejë Shqipërinë drejt demokracisë”, tha Selami.

Ai gjithashtu u shpreh se mungesa e besimit dhe shpresës sollën këtë humbje, por megjithatë kreditet e asaj nuk duhet t’i jepen vetëm Bashës.

“Siç merr kreditet kur fiton, do pranosh dhe humbjen. Por do të jetë e padrejtë që Basha të marrë të gjithë kreditet e humbjes. Por tani duhet një mundësi që PD të sjellë lidershipin më të mirë. Dhe unë kam besim që me eksperiencën time brenda dhe jashtë vendit, jam gati të sjell frymë të re. Mungesa e besimit dhe shpresës na sollën këtu. Jam i bindur që do t’i kalojmë këto, dhe do të mund të jemi opozita më e fortë e qeverisjes më të keqe. Këto nuk janë kohë të lehta për ne. Besoj se do ishte garë më e drejtë nëse Basha do jepte dorëheqjen. Unë mendoj që vizionin për të qenë lider i PD e kam,” u shpreh Selami.

(ed.me/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb